Tekniku i Barcelonës: Të përgatitur në maksimum për Interin, ekipi të zbatojë detyrat

Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick u shpreh se skuadra është përgatitur për të marrë maksimumin nga ndeshja me Interin në gjysmëfinalen e Champions.

“Jemi të përqendruar te ndeshja e parë. Interi është një kundërshtar shumë i fortë dhe me një nga mbrojtjet më të mira në Europë. Kanë lojtarë të mirë në mesfushë dhe sulmues të fortë. Tranzicionet i kanë shumë të rrezikshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe jemi të përgatitur për këtë.

Lojtarët ndihen mirë. Të fitosh një finale me Real Madrid është diçka e veçantë. Kemi mundësinë të arrijmë një finale në Ligën e Kampioneve dhe kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha. Të gjithë e ëndërrojmë këtë dhe jemi të fokusuar maksimalisht.

Mendoj se do të jetë trajner këtu edhe për sezonin e ardhshëm. Kemi një projekt deri në fund të sezonit të ardhshëm. Siç e kam thënë gjithmonë, jam i lumtur që punoj këtu”, u shpreh Flick.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook