Në vetëm 7 ditë, Inter përjetoi makthe, ku 3 humbje në 3 ndeshjet e fundit zbehën shumë një sezon ku ëndërron për gjëra të mëdha. Në vetëm 3 ndeshje, ekipi i Inzaghit ka pësuar 5 gola dhe nuk ka shënuar asnjë, shifra këto që ndezin alarmin përpara sfidën kundër Barcelonës.
Këto të dhëna të dërgojnë në një përfundim që shqetëson akoma më shumë, varësia nga Thuram. Pa francezin në fushë, Inter është një skuadër e brishtë, pëson gola, por mbi të gjitha e ka të vështirë të shënojë. Me Thuram në fushë, Inter ka një mesatare prej 2,2 pikësh, ndërsa pa të zbret në 1 pikë për ndeshje.

Akoma më drastike janë shifrat në lidhje me golat e shënuar, me të në fushë Inter realizon 2,3 gola për ndeshje, pa të zbret në 0,3 gola për ndeshje. Shqetësues është fakti se asnjë nga zëvendësuesit e tij, Taremi, Correa apo dhe Arnautovic nuk janë në lartësinë e duhur për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Thuram. Përpara vigjiljes kundër Barcelonës në Champions, Inzaghi dhe pjesa tjetër e stafit drejtues kryqëzojnë gishtat që Thuram të rikuperojë në kohë. Nuk është ende e qartë nëse sulmuesi francez do të jetë në dispozicion për këtë takim.
I ndryshëm është diskutimi në lidhje me Pavard. Anësori francez pësoi një dëmtim në kavilje dhe nuk do të udhëtojë drejt Barcelonës, por do të qëndrojë në Milano për të nisur menjëherë fazën e riaftësimit. U rikthye në fushë kundër Romës anësori holandez, Dumfries, por as ai nuk është në kushte optimale për t’i ofruar Inzaghi-t garanci, për këtë arsye Inzaghi pritet t’i besojë një fanellë titullari njërit ndërmjet Bissek ose Darmian.
“Inter, o sot o kurrë. Në kërkim të skuadrës së humbur”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.
“Tripleta një mallkim. Inter, gabimi ishte se folën, Conte përcaktues”, shkruan Corriere dello Sport duke sjellë intervistën e Massimo Moratti-t, ish presidentit zikaltër.
()