Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Në vendngjarje u gjetën ADN mikse. Dyshohet se autorët qarkulluan në zonë për disa ditë, por…

Zbardhen detaje të reja nga hetime lidhur me atentatin e 17 prillit në Lundër.

Grupi hetimor ka përftuar ADN mikse pas analizave laboratorike dhe po bëhen krahasimet. Por nga u përfituan këto ADN? Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si: çanta, doreza dhe pinca. Dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur me motor.

Po ashtu hetuesit janë fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë jo vetëm ditë e ngjarjes, por shumë ditë para ngjarjes pasi kanë dyshime dhe informacione se autorët kanë lëvizur me motor për disa ditë rreth vendit të ngjarjes por edhe në zonën e Lundrës, ku kanë studiuar terrenin.

Janë përftuar të dhëna të rëndësishme për grupin hetimor.

Po bëhet analizimi i provave të mbledhura deri më tani.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook