Begaj uron kryeministrin e ri kanadez për fitoren: Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve

Presidenti Bajram Begaj, përgëzoi sot Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.

Në një mesazh të publikuar në profilin zyrtar në platformën X, Kreu i Shtetit shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.

“Urime për fitoren Mark Carney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve!” – shkroi Presidenti.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook