Eliminimi i Renato Hoxhajt, ndalohet në Tiranë bashkëpunëtori i vrasësit! Autori dyshohet se u largua drejt…

Policia ka ndaluar Erlis Mehmetin, me origjinë nga Tropoja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i ka dhënë një makinë autorit që vrau Renato Hoxhajn në Vlorë.

Policia e Vlorës ka identifikuar mjetin me të cilin është larguar autori i dyshuar i krimit, ndërsa makinës i ishin ndërruar edhe targat, që dyshohet të jenë të vjedhura.

Ndërkohë, një prej autorëve të dyshuar dyshohet se është larguar ilegalisht në Greqi.

Erlis Mehmetajt i është sekuestruar edhe një telefon, ku janë gjetur biseda që kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur ende arrestimin e tij.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook