Finalizohet operacioni “Telefonata”, arrestohen 3 autorët e grabitjes me dhunë në banesën e një të moshuari në Gajush

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Telefonata”, duke çuar në pranga tre të rinj të dyshuar për një grabitje me dhunë të ndodhur më 28 prill në fshatin Gajush, në banesën e një 66-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku autorët dyshohet se kanë marrë para dhe një armë gjahu.

Të arrestuarit janë:

K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë,

A. S., 21 vjeç, banues në Korçë,

L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në tentativë për të kaluar kufirin në PKK Muriqan.

Sipas hetimeve, tre të rinjtë kanë vjedhur me dhunë rreth 1500 dollarë, 880 euro, 50 000 lekë dhe një armë gjahu.

Gjatë operacionit u sekuestruan 5 celularë dhe 2 automjete që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e krimit.

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë Gj. N., 50 vjeç, babai i njërit prej autorëve (K. N.), për përkrahje të autorit të krimit, pasi dyshohet se ka ndihmuar të birin pas ngjarjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook