Marash Kumbulla nuk është përmbajtur dot në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndaj Sporing Lisbonës, e cila përfundoi me humbjen e verdhekuqve me rezultatin 3-2.
Në minutën e 27′ ndodhi një kontakt në zonë mes Ibanjezit dhe Eduardsit, ku arbitri kryesor vendosi për një penallti në favor të skuadrës luzitane.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i revoltuar dhe është përplasur fizikisht me sulmuesin e Sportingut, Eduards duke e kapur dhe prej fyti.
Një gjest që bëri xhiron e rrjetit ishte dhe e qeshura ironike e trajnerit të Romës, Zhoze Murinjo për vendimin e arbitrit kryesor.
– Arena e Lajmit
Loading…