Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi duket se është pranë rikthimit te skuadra spanjolle e Majorkës, me klubin e La Ligës që ka gjetur akordin me Lacion.
Sipas raportimeve nga “Marca” ditën e djeshme ka pasur disa kontakte mes bardhekaltërve dhe klubit spanjoll të cilat janë mbyllur pozitivisht me Majorkën që pritet ti paguajë Lacios rreth 9 milionë euro plus bonuset për 28-vjeçarin.
Muriqi përgatitet kështu për rikthimin në La Liga ku në pjesën e dytë të sezonit të shkuar luajti si i huazuar duke asistuar 3 herë dhe duke shënuar 4 gola.
Arena e Lajmit
Loading…