Teksa diskutonte shifrat e shitjes së Milanit te “RedBird”, fondi amerikan “Elliott” ka përjetuar një rrufe me qiell të hapur. Një gjykatë luksemburgase i ka ngrirë plot 364 milionë euro. Shkaktari është Jonghong Li i cili në prill të këtij viti kishte paditur pronarët aktualë të “Djallit” duke kërkuar një dëmshpërblim prej tyre.
Shumë e kërkuar është pikërisht diferenca mes shifrës që Milanit po shitet të “RedBird” dhe shumës për të cilën “Elliott” e përvetësoi klubin kuqezi pas Jonghong Li nuk arriti të paguante një nga këstet e kredisë së marrë pikërisht nga amerikanët.
Kjo është thjesht një masë që gjykata luksemburgase ka marrë ndaj “Elliott”-it teksa zbatimi këtij sekuestrimi, ose ngrirje fondesh, ka ndodhur mbi një kredi që fondi i drejtuar nga Gordon Singer i ka dhënë “Project Redblack”, një nga kompanitë e krijuara në rastin e shitjes së kuqezinjtë nga Silvio Berluskoni drejt Jonghong Lisë.
Arena e Lajmit
Loading…