Sinjal për Juventusin? Mesfushori i PSG-së “flirton” me duartrokitje në postimin e… Di Marias

Rrjetet sociale po shërbejnë në këtë periudhë merkatoje për t’i hedhur benzinë zjarrit, herë nga tifozët e herë nga vetë protagonistët. I fundit që ka postuar ka qenë Angel di Maria që ndodhet në SHBA me ekipin e tij të ri, Juventusin.

LEANDRO PAREDES

“Të jemi të përqendruar në këtë fazë përgatitore”, ka qenë postimi në italisht i argjentinasit, që vëmendjen e ka marrë falë komentit të bashkëkombësit të tij, Leandro Paredes, një objektiv i Juventusit për mesfushën.

“Sa bukur flet italisht”, shoqëruar me duartrokitje ka qenë komenti i Paredesit poshtë fotografisë së sulmuesit me fanellën e Juves, një koment që ka mjaftuar për të shtuar edhe më shumë zërat që pohojnë dëshirën e lojtarit të PSG-së për të ndjekur ish-shokun e tij të skuadrës në Torino.

90-90-9-

Arena e Lajmit


Loading…

Sinjal për Juventusin? Mesfushori i PSG-së “flirton” me duartrokitje në postimin e… Di Marias

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook