“Kam qenë në marrëdhënie toksike”- Supermodelja Kendall Jenner shfaqet e revoltuar: Nuk mund të duroj më

Ndërsa po përgatitet për të festuar përvjetorin e saj të dytë me të dashurin e saj Devin Booker, modelja Kendall Jenner ka folur për ‘marrëdhëniet e saj toksike’ në episodin e gjashtë të “The Kardashians.”

26-vjeçarja ka qenë e lidhur në të kaluarën me personazhe të njohur si Harry Styles, Nick Jonas, ASAP Rocky, Blake Griffin dhe Ben Simmons.

Ndërsa Kendall nuk përmendi asnjë emër, ajo foli për të kaluarën, teksa u tregoi motrave Khloe dhe Kourtney për debatin e saj të ashpër me Scott Disick. Episodi fillon në shtëpinë e Kris Jenner pasi Kendall acarohet pas një debati me Scott Disick, i cili ishte i mërzitur që nuk e ftoi atë në festën e ditëlindjes së saj, ndërsa Kris përpiqet të qetësojë Scott.

Ndërkohë, Kendall, foli me motrën e saj Kourtneyn dhe zbuloi se sapo pati një “luftë të madhe me Scott” duke i kërkuar të vijë në shtëpinë e saj.

Ajo takohet me Kourtneyn dhe Khloe Kardashian dhe u shpjegon se Scott po ankohej se nuk ishte ftuar në Ditën e Falënderimeve dhe darkën e ditëlindjes së saj, shkruan DailyMail.

“Ai po flet për këtë gjatë gjithë kohës dhe thashe, “Unë nuk e bëj këtë”. Unë kam qenë në marrëdhënie mjaft toksike dhe nuk mund të duroj më, kështu që thjesht e mbylla”, shpjegon Kendall.

Kendall pranoi se Scott po ‘viktimizonte veten, ai po keqtrajtonte të gjithë të tjerët, përfshirë mua, gjë që nuk kam qëllime të këqija ndaj tij dhe e dua atë dhe e dua gjithmonë pranë. Thjesht më kapi në befasi’.

Disa ditë më vonë, Kendall u përpoq të rregullonte gjërat me Scott, ndërsa ai erdhi në shtëpinë e saj me djalin e tij Reign, pasi Kendall tregoi se nuk ka folur me të që nga debati i fundit, por tani ajo është gati.

Për sa i përket të kaluarës së saj, ‘marrëdhëniet toksike’, Kendall nuk tha asgjë më shumë për të, madje as nuk e ka trajtuar ende lidhjen e saj me Booker në shfaqje e re të familjes.

“Kam qenë në marrëdhënie toksike”- Supermodelja Kendall Jenner shfaqet e revoltuar: Nuk mund të duroj më

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook