Blutë kanë mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë, që luhet sot në orën 16:45 në “Elbasan Arena”.
Ndryshimet në formacion do të jenë të pakta në krahasim me derbin ndaj Partizanit. Rikthehet në mbrojtje Alesio Mija, i cili mungoi për shkak kartonësh.
Ai pritet të marrë vendin e Ali Samakes në qendër të mbrojtjes. Bardhi pritet që të kthehet titullar në mbrojtje, duke marrë vendin e Siljanovskit, i cili në këtë takim do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë.
Arena e Lajmit