Bekam, Zidan dhe një “i panjohur”, legjenda e pornos Mia Khalifa zbulon futbollistët e preferuar

Legjenda e pornos, Mia Khalifa, prej disa vitesh e ka mbyllur karrierën e saj në filmat për të rritur, ndërsa tashmë vijon të jetë aktive si blogere dhe modele në rrjetet sociale.

Collage Maker-14-Dec-2022-10.12-AM

Në një intervistë të dhënë për mediat britanike, 29-vjeçarja është ndalur te futbolli, duke zbuluar tre futbollistët e saj të preferuar. Mia nuk ka pranuar të fokusohet vetëm tek ata që janë në aktivitet, por në të gjitha kohërat.

“Fillimisht them Devid Bekam. Më argëton dhe më bën për të qeshur kur e dëgjoj duke folur me atë zë që është më i lartë se i imi kur isha 12 vjeç”, shprehet Mia, E cila më pas ndalet tek emri i dytë duke e argumentuar zgjedhjen.

 

 

“Është Zinedin Zidan, sepse tek ai kam parë skenën më eksituese në një ndeshje futboll. Unë e “dashuroj” dhunën dhe e urrej faktin që ka kaq shumë stimulime në futboll. Goditja e tij me kokë në finalen e 2006-ës ishte momenti më i mirë i të gjitha kohërave”, rrëfen ish-pornostarja me origjinë nga Libani.

Në fund Mia ka befasuar duke zgjedhur një lojtar, të cilin e konsideron si Kauhi Leonardin e futbollit. Bëhet fjalë për australianin e Sëlltikut, Aron Moi. “Është i turpshëm nga kamerat dhe më ngjan në sjellje si Leonard. Aron Moi më pëlqen”, përfundon Mia Khalifa.

Bekam, Zidan dhe një “i panjohur”, legjenda e pornos Mia Khalifa zbulon futbollistët e preferuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook