“Shoqëria jonë nuk është e vërtetë”- Rikthehet debati mes dy ish-konkurrenteve të Për’puthen: I ke shkruar të dashurit tim

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Ritvana Fetahu ka folur për të gjitha debatet që ka pasur gjatë kohës kur ishte pjesë e programit.

Ajo u rikthye gjatë puntatës së fundit, ndërsa solli edhe një herë në vëmendje debatin që ka pasur me Argjendi Racin. Ai e ka akuzuar Ritavnën se kanë pasur diçka më tepër jashtë programit, por këto pretendime u hodhën plotësisht poshtë nga ajo.

Pavarësisht se ka pasur takime me Argjendin, ajo shprehet se pas këtyre akuzave dhe debateve i ka ndërprerë plotësisht marrëdhëniet me ish-konkurrentin.

“Nëse do të kishte ndodhur gjë me Argjendin do ta kisha pranuar. Ishte shpifje. Doja ta çoja deri në gjyq”, tha Ritvana duke shtuar se nuk e ka kaluar si situatë, por ka vendosur ta mbyllë me kaq për shkak të mamasë së saj.

Një tjetër debati i ashpër që ajo ka pasur në program është me Mikelën, për shkak të pëlqimit që kishin për të njëjtin djalë.   Të dyja ish-konkurrentet u rikthyen në një përballje, e cila përfundoi në një tjetër përplasje mes tyre.

Megjithëse Ritvana me anë të një videoje për Mikelën tregoi se kishin vendosur “armëpushim” midis tyre, duket se gjërat nuk qenkan mbyllur me aq. Pak çaste pas nisjes së përballjes Mikela u ngrit nga karrigia, duke folur me tone të larta zëri. Ajo tha se Ritvana e ka ofenduar në rrjete sociale dhe i ka shkruajtur vazhdimisht Erionit për të, dhe se këtë gjë nuk ia toleron.

Kundërpërgjigja erdhi edhe nga Ritvana e cila e akuzon Mikelën se ka njollosur emrin e saj me komente në vende të ndryshme. Në përfundim dy ish-konkurrentet shprehën se “shoqëria e tyre nuk ka qenë e vërtetë.”

“Shoqëria jonë nuk është e vërtetë”- Rikthehet debati mes dy ish-konkurrenteve të Për’puthen: I ke shkruar të dashurit tim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook