Milani është në shitje, por Investcorp nuk është i vetmi i interesuar për të blerë klubin kuqezi. Në tryezën e bisedimeve të fondit “Elliott” erdhi një ofertë e re këtë herë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Oferta vjen nga “RedBird Capital”, një kompani që ka ofruar mbi 1 miliardë euro për të marrë në pronësi Milanin.
“Red Bird” është një nga investitorët më të mëdhenj në botë në sportet e nivelit të lartë dhe kompanitë e teknologjisë.
Përveç blerjes së 10% të aksioneve të “Fenway Sports Group”, kompania që zotëron Liverpulin, Boston Red Sox në sportin e Bejsbollit, për 750 milionë dollarë, fondi amerikan në korrik 2020 u bë pronar i klubit të njohur francez, Tuluzës, një klub që sapo ka festuar ngjitjen në Ligue 1, ku kanë marrë 85% të aksioneve të klubit.
– Arena e Lajmit