Dani Alvesh nuk di të ndalet!
Sipas asaj që raporton e përditshmja meksikane “Record”, mbrojtësi brazilian do të vijojë një aventurë të re në karrierë, teksa i ka thënë “PO” skuadrës së Pumas, e cila militon në Superligën e Meksikës.
38-vjeçari do të kryejë fillimisht vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë të “zezën në të bardhë” në kontratën që do ta lidhë me klubin e tij të ri.
Braziliani aktualisht ndodhet pa skuadër pas ndërprerjes në mënyrë konsensuale me Barcelonën.
Më parë përveç Barcelonës, 38-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Seviljes, Juventusit, PSG-së dhe Sao Paulos.
Në sezonin e fundit me fanellën e Barcelonës, Dani Alvesh u aktivizua gjithsej në La Liga në 14 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 3 asiste.
– Arena e Lajmit
Loading…