Në “radarët” e drejtuesve të Uest Hemit nuk është vetëm Armando Broja.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, klubi i Premier Ligës po përgatit ofensivën për sulmuesin e Italisë dhe të Sasuolos, Xhanluka Skamaka.
Klubi nga Rexhio-Emilia kërkon 40 milionë euro plus bonuset për ta lënë të lirë 23-vjeçarin italian.
Gjithashtu londinezët janë të fokusuar edhe te sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili është drejt largimit nga Çelsi.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Sasuolos në Serinë A, Xhanluka Skamaka është aktivizuar gjithsej në 36 ndeshje duke shënuar 16 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.
– Arena e Lajmit
Loading…