Liga e Konferencës/ Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët shkodranë, ja ku mund ta ndiqni duelin ndaj Universitatea Kraiovës

Vllaznia do të përballet sonte në mbrëmje në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë të turit të dytë në Ligën e Konferencës ndaj rumunëve të Universitatea Kraiovës.

VLL 1

Së fundmi klubi shkodran me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” u ka bërë me dije tifozëve kuqeblu se këtë ndeshje mund ta ndjekin drejtpërdrejt në kanalin “RTSH 1”.

Deri në këtë moment asnjë kanal shqiptar nuk kishte të drejtën e transmetimit, teksa klubi shkodran ka shitur të drejtën TV te një prej platformave të njohura në Rumani.

Universitatea Kraiova ka njoftuar dje tifozët se ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në “Digi Sport 1” dhe “Prima Sport 1” në Rumani.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“Për të gjithë tifozët e Vllaznisë në mbarë Shqipërinë dhe mbarë botën dhe që nuk do të jenë të pranishë sonte në “Loro Boriçi”, ju njoftojmë se ndeshja do të transmetohet në RTSH1 nga ora 21.00″

– Arena e Lajmit


Loading…

Liga e Konferencës/ Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët shkodranë, ja ku mund ta ndiqni duelin ndaj Universitatea Kraiovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook