Rezolutë për emergjencën shëndetësore në Ukrainë, Manastirliu çel Sesionin Special të Komitetit Rajonal të OBSH për Europën

0feb7aff Ddb7 47db Be0d 6e8bf7298fd3

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në cilësinë e Presidentes të Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të Europës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hapi Sesionin Special të këtij Komiteti, në një seancë të jashtëzakonshme, që po mbahet në Kopenhagen të Danimarkës, për emergjencën shëndetësore në Ukrainë dhe në vendet fqinje.

Sesioni special i Komitetit Rajonal të Europës e OBSH-së, në rend të ditës ka çështjen e sjellë për diskutim me kërkesë zyrtare të vendeve anëtare, “Impakti i agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës në kushtet shëndetësore në Ukrainë, si edhe pasoja e aspekteve shëndetësore brenda Rajonit Evropian në tërësi dhe aspektet ndërkombëtare shëndetësore që kanë një ndikim më të gjerë rajonal”.

Gjatë fjalës hapëse në këtë seancë të jashtëzakonshme, Manastirliu tha se Komiteti Rajonal do të shqyrtojë draft-rezolutën, në lidhje me aspektet ndërkombëtare të emergjencës shëndetësore në Ukrahinë dhe përtej.

“Komiteti Rajonal sot, do të ftohet të marrë në konsideratë një projekt-rezolutë e cila parashtrohet nga 36 shtete anëtare nga Rajoni Evropian i OBSH-së, ‘ËHA75: Emergjenca shëndetësore në Ukrainë dhe në vendet fqinje, që është krijuar nga agresioni i Federatës Ruse”. Sikundër përcaktohet edhe në kërkesë dhe në projekt-rezolutë, Komiteti Rajonal ftohet të veprojë, sipas rolit të përcaktuar në Nenin 50(e) të themelimit të OBSH, për të këshilluar OBSH-në (përmes Drejtorit të Përgjithshëm) në lidhje me aspektet ndërkombëtare të emergjencës shëndetësore, rëndësia e së cilës i kalon kufijtë rajonalë”, tha Manastirliu.

Drejtuesi i Përgjithshëm i OBSH-së, dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë fjalës së tij, theksoi vendosmërinë në mbrojtje të shëndetit të popullatës në Ukrainë.
“OBSH deri tani ka verifikuar 200 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Çdo sulm ndaj kujdesit shëndetësor është shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur dhe promovuar shëndetin në Ukrainë”, tha Dr. Tedros.

Duke folur në Sesionin Special që po zhvillon punimet në Kopenhagen, Drejtori i OBSH-së për Europën, dr. Hans Kluge tha: “Sot ne kemi nevojë për unitet pan-evropian, tani më shumë se kurrë, në përputhje me moton e Programit Evropian të Punës të OBSH-së ‘Veprime të Përbashkëta për Shëndet më të Mirë’. Ne besojmë se progresi mund dhe duhet të arrihet ende, nëpërmjet angazhimit në dialog konstruktiv dhe angazhohem se, veçanërisht në këto kohë të errëta, askush nuk do të lihet pas”.
Me kërkesë të përbashkët të 43 shteteve anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së, sesioni special që po mbahet nga Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën në Kopenhagen, ka në fokus situatën shëndetësore në Ukrainë, si rrjedhojë e agresionit të Federatës Ruse dhe pasojat që ka kjo situatë në rajon dhe më gjerë.

Draft-Rezoluta dënon me ashpërsi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor në Ukrainë; kërkon që Federata Ruse të sigurojë respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë mbrojtjen e të gjithë personelit mjekësor dhe personelit humanitar të angazhuar ekskluzivisht në detyrat mjekësore, mjeteve të tyre të transportit dhe pajisjeve, si dhe spitaleve dhe objekteve të tjera mjekësore; fton Shtetet Anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së dhe të rajoneve të tjera të OBSH-së të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Qeverinë e Ukrainës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave shëndetësore të popullsisë së Ukrainës dhe më tej.

Rezolutë për emergjencën shëndetësore në Ukrainë, Manastirliu çel Sesionin Special të Komitetit Rajonal të OBSH për Europën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook