Roma e Zhoze Murinjos duket se ende nuk e ka mbyllur me goditjet e bujshme në merkaton, me klubin kryeqytetas që është vënë në ndjekje të ish-sulmuesit të Interit, Mauro Ikardi.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” në ditët e shkuara ka pasur kontakte mes Romës dhe Parisit për mundësitë e finalizimit të këtij transferimi, me francezët që e kanë vendosur prej kohësh Ikardin në merkato.
Italianët do të mund ta përballon këtë operacion vetëm me anë të një formule huazimi, ndaj së cilët Parisi për momentin nuk është i hapur për shkak të dëshirës për shitjen përfundimtare të lojtarit.
Arena e Lajmit
Loading…