Mediat belge publikuan dje lajmin e arrestimit te 5 personave ne Belgjike, mes te cilëve një shqiptar, të cilët prisnin një ngarkesë prej 1.2 ton në Holandë.
Policia holandeze zëvendësoi ngarkesën duke e mbushur atë me material fals dhe lejoi lëvizjen e saj deri në Belgjikë ku edhe kapën të dyshuarit.
Të dhënat më të fundit bëjnë me dije se ngarkesa erdhi nga Panamaja për në portin e Rotterdamit.
Kontejneri ishte ngarkuar në anijen MSC Sasha dhe kokaina ishte vendosur në çanta të zeza sportive.
Pasi policia zëvendësoi ngarkesën në portin e Rotterdamit, konkretisht në kalatën 1742, lejoi anijen të udhetonte drejt Antwerpit, Belgjikë.
Këtu kontejneri u ngarkua në një kamion, i cili u drejtua për në një magazine ne Oudebaan në Wilrjik. Policia ndërhyri pikërisht këtu ku arrestoi 5 persona, mes te cilëve një shqiptar dhe një detektiv privat holandez.
Arena e Lajmit