Kryeministri Edi Rama u takua sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Gjatë takimit, dy liderët shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale si dhe konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë për rrugën europiane të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian.
Ata diskutuan edhe në lidhje me efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin dhe për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit.
Kryeministri grek nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të tij pronësore.
Ai iu referua edhe demarkacionit të zonave detare të dy vendeve dhe theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë.
Kryeministri pati një takim të shkurtër edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
Arena e Lajmit