Nga platforma, intervistimi dhe votimi, nis gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Mungon një anëtar i KLP. Të pranishëm në seancë përfaqësues të SHBA e Opdat

Whatsapp Image 2022 12 16 At 10.06.06

Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK. KLP nisi në orën 10:00 seancën për zgjedhjen e kreut të SPAK, ku një nga tre kandidatët do të marrë drejtimin e kësaj strukture e cila heton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta, duke drejtuar këtë institucion për 3 vitet e ardhshme.

Gazetari Ilgli Çelmeta raportoi në një lidhje live për News24 se në seancën e KLP-së janë të pranishëm dhe përfaqësues të OPDAT, delegacioni Komisionit Europian, dhe kryeprokurori Olsian Çela. Fillimisht të tre kandidatët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili do shpalosin për 30 minuta platformën e tyre dhe më pas ata do të intervistohen nga anëtarët e KLP.

Më pas me përfundimin e intervistave të kandidatëve, anëtarët e KLP-së do të votojnë për kreun e ri të SPAK. Mes të tjerash Çelmeta tha se ka dy emrat të lakuar që mund të zëvendësojnë Arben Krajën, që një prej tyre thuhet se është i preferuari i PS-së dhe kryeministrit Edi Rama, dhe një tjetër preferencë e Ambasadës Amerikane.

Mësohet se nga 11 anëtarë të KLP janë të pranishëm janë 10, pasi mungon Esmeralda Keshi.

Arena e Lajmit

Nga platforma, intervistimi dhe votimi, nis gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Mungon një anëtar i KLP. Të pranishëm në seancë përfaqësues të SHBA e Opdat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook