“Janë të ardhurat e familjes nga bizneset”/ U arrestua në Portin e Durrësit me 516 mijë euro të padeklaruara, lirohet 32-vjeçari

Parate Durres

Elidon Çela pronar i agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në Portin e Durrësit me 516 mijë euro të padeklaruara është liruar nga burgu në fillim të kësaj jave.

Gjykata e Durrësit bëjnë me dije se Çela është liruar me ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Apelit në Durrës.

Ka qenë prokurorja Anita Jella, që i ka kërkuar lirinë Elidon Çelës, me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit.

32-vjeçari deklaroi se paratë nuk vijnë nga veprimtari kriminale, por nga kursimet e familjes me biznese në Itali. Madje mësohet se ai është treguar i gatshëm t’i vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare edhe faturat që sipas tij tregojnë burimin e parave që tentoi ti fusë në Shqipëri në shkelje të ligjit.

“Janë të ardhurat e familjes nga bizneset”/ U arrestua në Portin e Durrësit me 516 mijë euro të padeklaruara, lirohet 32-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook