Nikolo Zaniolo, Sergei Milinkoviç-Saviç, por edhe Frenki de Jong. Juventusi kërkon të ndërtojë një mesfushë graniti dhe po shqyrton mundësitë për të afruar një ose më shumë lojtarë me peshë në repartin më delikat.
Kjo verë mund të sjellë në Torino Sergei Milinkoviç-Saviçin, një objektiv i kahershëm i bardhezinjve. Serbi garanton fizik dhe gola për të rritur nivelin e mesfushës pasi mund të luajë në treshen e mesit, por edhe si fantazist.
Edhe Nikolo Zaniolo është ndër profilet e pëlqyera. Problemi i 22-vjeçarit të Romës ka të bëjë me gjunjët pasi është dëmtuar dy herë dhe nuk jep garanci në këtë aspekt pavarësisht se ka moshë të re dhe se po tregon vazhdimësi në paraqitje.
Një tjetër ëndërr e Juves është Frenk de Jong. Vështirë që ylli i Barcelonës të largohet, por “Zonja” mund të testojë joshjen e saj jashtë kufijve kombëtarë.
Arena e Lajmit
![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)