“Qytetarët persekutohen, hiqen nga puna e burgosen për një gardh”, Berisha: Rama mori mandatin e tretë për fajin tonë! Nuk u përball me…

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon sot një takim me qytetarët e Gjirokastrës, në kuadër të turit “Shqipëri në rrezik”.

Ai u shpreh se arsyeja se pse qeveria Rama mori mandatin e tretë, është fakti se nuk u përball me përgjigjen e duhur nga PD.

Berisha shtoi se sot Shqipëria gjendet në një sistem diktatorial që nuk ka kampe, por që burgos qytetarët për një gardh dhe i heq nga puna për bindjet e tyre politike.

“Gjirokastra, universitet i bashkëjetesës së shqiptarëve, vllehëve e grekëve. Me trashëgiminë dhe atë që krijuan të parët, qëndron në kurorën e trashëgimive kulturore të botës.

PD është parti e traditës, konservatore do të thotë traditë dhe ne respektojmë shumë traditën tonë.

Sot, jam këtu për të dëgjuar zërin tuaj, diskutuar, por edhe për të kërkuar nga ju një shumëfishim të përpjekjeve tona për të përmbushur misionin jetik që kemi sot si demokratë. Mision në kohë kritike. Duhet të jemi të vetëdijshëm se fakti që ndodhemi në mandatin e 3 të një qeveria që kalon nga skandali në skandal, në një mënyrë apo tjetër, na bën përgjegjës e vë çdo demokrat para përgjegjësisë kombëtare.

Apeli ynë është të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshim e realizëm .

Qyrku, manteli 9 vjeçar nuk flet në favorin tonë. Ramës duhet t’ia kishim prerë me kohë biletën, qeveri e mirëfilltë antisociale e anti kombëtare.

Kjo qeveri ka arritur të mbijetojë e të marrë mandatin e 3 se ka përdorur metoda të paligjshme, por nuk ka marrë përgjigjen që duhet nga ne. Duhet të angazhohemi në organizim të përsosur.

Tani kemi një diktaturë, nuk ka kampe por ka të gjitha të tjerat. Kudo gjej qytetarë të persekutuar, të ndjekur nga puna e burgosen për një gardh. Gjej standarde të trefishta me ligjin e padrejtësi ndaj qytetarëve”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Qytetarët persekutohen, hiqen nga puna e burgosen për një gardh”, Berisha: Rama mori mandatin e tretë për fajin tonë! Nuk u përball me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook