“Kush do jenë ata që do i çoni ku e kanë vendin për këto 30 vite?”, anëtarja e KLP i kërkon emra kandidatit për kreun e SPAK, Xholi: Nëse një zyrtar i lartë…

38f95e7c 271c 437e A4b0 Bc4bdbfbce6f

Prokurori Adnan Xholi është përgjigjur sot pyetjeve të anëtarëve të KLP, ndërsa garon për kreun e ri të SPAK, për të zëvendësuar Arben Krajën.

Pyetjet nga Nurihan Seiti-  Përfaqësuese nga radhët e avokatëve

Në fakt nuk e mendoj se do konkurronit vetëm për kohën, mendova se do shikonit ambientin, ecurinë, sepse duket se jeni një profesionit egoist në punën tuaj, në kuptimin e mirë të falës duke u nisur nga përvoja juaj, por ja që erdhët.

Nuk më pëlqen fakti që përsëri vazhdoni me mendimin me një mbiemër superior për prokurorët e SPAK, sepse njësia matëse juaj nuk është statistika, por pritshmëria, dhe pyetja ime është çfarë pritshmërie do ketë komuniteti, jo ne, sepse jeni institucioni më i paguar, më i vlerësuar, më i pranishëm nga gjithçka tjetër që mund të ketë një magjistratë. Kush do jetë para publikut nga ata që ju do t’i çoni atje ku kanë vendin për këto 30 vite?

Prokurori Xholi: Duke qenë se në të vërtetë unë nga muaji shtator i vitit të kaluar kam filluar punë pranë kësaj strukture, por kam qenë shumë vite të tjera pranë së njëjtës strukturë.

Përulem para kolegëve për atë punë që kanë bërë. Pavarësisht pritshmërive të opinionit publik, ne jemi juristë, jemi njerëz, jemi qytetarë, nëse do kemi prova të cilat vënë para dyshimeve të arsyeshme se një zyrtar i lartë është i përfshirë nuk do i shpëtonte kthetrave të BKH-së por jo me opinion dhe fjalë boshe. ndaj duhen këtë struktura, për të mbledhur prova. SPAK është krijuar falë vullnetit politik, mbështetjeve të partnerëve tanë SHBA-ve dhe BE-së, pikërisht për të goditur korrupsionin në nivel të lartë dhe krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Nuk jemi nga ajo trupë prokurorësh e cila mendohet dhe flitet në publik se është struktura më e mirëpaguar. Jemi njëlloj si të tjerët. Shtesat në vështirësi apo shtesat se kemi hequr dorë nga privatësia e rrit këtë pagë, por paguhemi sa një drejtor në Kryeministri. Grupi i pagës është G3.

 

“Kush do jenë ata që do i çoni ku e kanë vendin për këto 30 vite?”, anëtarja e KLP i kërkon emra kandidatit për kreun e SPAK, Xholi: Nëse një zyrtar i lartë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook