Kukësi i ri i Gegës, në fushë me formacionin që vlen 3 milionë euro

Në një kohë kur skuadra e Kukësit ka bërë jo pak ndryshime në merkato, një rebus më vete është edhe formacioni me të cilin do të luajnë verilindorët këtë sezon. Pritet që një pjesë e mirë e të afruarve në merkaton e kësaj vere të integrohen menjëherë në formacion, duke shpresuar që të ndërthuren ashtu siç pritet edhe me pjesën tjetër të lojtarëve.

kukesi

Dilemat më të mëdha janë pa dyshim në mesin e fushës, aty ku nuk mungojnë alternativat, por gjithsesi e gjithë kjo periudhë përgatitjesh deri në startin e kampionatit, do t’i shërbejë teknikut Gega dhe stafit për të gjetur 11-tëshen ideale.

FORMACIONI MË I SHTRENJTË – Nëse ka dilema sa u përket titullarëve, “Panorama Sport” i bën një skaner formacionit më të shtrenjtë të verilindorëve, duke u bazuar në vlerat e lojtarëve në treg. Në total, 11 titullarët më të shtrenjtë kushtojnë së bashku 2 milionë e 775 mijë euro, ku më i shtrenjti kushton 300 mijë euro. Bëhet fjalë për katër lojtarë: portieri Angelo Tafas, vëllezërit Gjelbrim Taipi dhe Shqiprim Taipi, si edhe kroati Edi Basha.

kukesi

Të tjerët vijnë pas tyre kanë vlera më të ulëta në treg. Sa i përket këtij formacioni, në portë është Tafas, Edison Ndreca dhe Ergys Peposhi nga krahët e mbrojtjes, ndërsa në qendër të saj Antonio Ilieski me Altin Bytyçin. Në mesin e fushës, përveç vëllezërve Taipi, krah tyre fiton një vend edhe Arbër Basha. Sa i përket sulmit, përpos Edi Bashës, është edhe kroati tjetër Ante Zivkoviç dhe Klejdi Daci. Skema është ajo 4-3-3, e cila faktikisht është edhe më e mundshmja që të luajë Kukësi i këtij sezoni. Megjithatë, nëse në letër këta futbollistë kanë vlerën më të madhe në treg, jo domosdoshmërisht do të jenë titullarët e Gegës, pasi në fund është fusha ajo që do të vendosë.

FAZA PËRGATITORE – Kukësi do të qëndrojë edhe pak ditë në vendin tonë, për të udhëtuar më 25 korrik drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojë një fazë përgatitore, e cila pritet të zgjasë afërsisht dy javë. Gjatë kësaj periudhe verilindorët kanë programuar që të zhvillojnë disa ndeshje miqësore, me axhendën që nuk është bërë ende e ditur, por do të përballen me ekipet që aktualisht po përgatiten aty.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Kukësi i ri i Gegës, në fushë me formacionin që vlen 3 milionë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook