“Amerikani” Vrioni: Hera e parë që vij në SHBA, këtu të gjithë besojnë tek unë

Pak ditë pas mbërritjes në SHBA te Nju Inglandi, Xhakomo Vrioni ka folur për mediat për herë të parë. Sulmuesi u transferua nga Europa në një kampionat si MLS, nga gjigantët italianë të Juventusit me pritshmëri të larta, duke marrë përsipër udhëheqjen e sulmit të kësaj skuadre. Vrioni e nisi me një thënie për pozicionin tij të preferuar: “Më pëlqen atje sepse ndihem më rehat. Më pëlqen të jem numri nëntë, një sulmues, ky është pozicioni im më i mirë”, thotë ai për “LWS”.

vrioni

PRESIONI- Vrioni u afrua te Nju Inglandi për të zëvendësuar Adam Buksën, polakun që i ka shënuar edhe Shqipërisë në përballjen e humbur 4-1 në Poloni në kualifikueset e Botërorit 2022. Tashmë Xhakomo ka vetëm një partner, Gustavo Bou, me të cilin do të formojë dyshen sulmuese. Ndërkohë, i pyetur nëse ndien presion në këtë ekip ai thotë: “Unë nuk e fus veten në presion. Patjetër që e shtyj veten për të dhënë gjithçka çdo ditë, duke mësuar diçka nga trajneri. Mendoj se këtu jemi një ekip i madh që luan mirë futboll, dhe ne duhet të gjejmë vetëbesimin dhe të ruajmë qetësinë për të fituar ndeshjet”, vazhdon Vrioni që flet edhe për mënyrën se si do t’ia dalë dhe të ketë sukses me Nju Ingland Revolushën.

“Kam pasur shumë ekipe që më kërkonin nga ky kampionat gjatë sezonit dhe tani në fund. Por pashë që trajneri dhe i gjithë ekipi kishin shumë besim tek unë, i gjithë stafi. Për një futbollist, kjo gjë është shumë e rëndësishme”.

PËRQENDRIMI- Ka një skenar të çuditshëm që vërtitet për Vrionin, edhe pse ai thjesht sa ka mbërritur në këtë ligë dhe njerëzit mezi presin që të shohin hapin e radhës. “Nuk jam duke menduar për të ardhmen sepse skuadra ka investuar shumë tek unë dhe dua që t’ua shpërblej këtë gjë. Jam i përqendruar tek ajo çfarë do të ndodhë tani. Unë jam i përqendruar në të tashmen. Ky është një ekip i mrekullueshëm, një familje e mrekullueshme, kështu që unë do të jap gjithçka këtu”, shprehet sulmuesi.

JETA JASHTË FUSHËS- Në fund edhe diçka për jetën jashtë fushës për 23- vjeçarin, i cili shprehet: “Është hera ime e parë në Amerikë, të jem i sinqertë. Kam qenë këtu që ditën e premte dhe kam filluar që të shikoj nga pak qytetin, është shumë këndshëm, dhe jam vërtet i lumtur që jam këtu”, përfundon sulmuesi, që sipas tij, shijimi i disa aspekteve jashtë futbollit me fushën brenda është çelësi i suksesit. Tashmë gishtat janë kryqëzuar për kohën që do të kalojë Vrioni te Nju Inglandi.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit

 


Loading…

“Amerikani” Vrioni: Hera e parë që vij në SHBA, këtu të gjithë besojnë tek unë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook