Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re efektivi i FA-ve

Ernest

Një nga efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ka humbur jetën në moshë të re pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

I riu ndodhej në Turqi për kurim, por nuk ia ka dalë të fitojë betejën me vdekjen.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

“Të pikëlluar nga humbja e jetës së një prej djemve tanë të mirë, ushtarit të dytë të Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile, Ernesto Leka. Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë, në një moshë kaq të re, në një nga spitalet e Turqisë. Ngushëllime nga zemra familjes së Ernestit e kolegëve të tij!”, shkruan ministria e Mbrojtjes.

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re efektivi i FA-ve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook