Në Las Vegas nis rruga e Juventusit të ri, Alegri nuk fshihet: E kemi për detyrë të fitojmë titullin

Juventusi ka udhëtuar drejt SHBA për turneun veror, ku bardhezinjtë do të përgatitin një sezon nga i cili priten vetëm suksese. Klubi ka bërë lëvizje të rëndësishme në merkato duke afruar Pogba, Di Maria e Bremer për të zëvendësuar largimet e për të sjellë shumë cilësi në radhët e ekipit të drejtuar nga Masimiliano Alegri. Ndaj edhe ky i fundit nga Las Vegasi, ku gjendet aktualisht ekipi, ka pranuar se tashmë titulli është kthyer në një detyrim.

1241773870-kKzE-U44015349728346oD-528x329@Gazzetta-Web_528x329

“Juventusi si gjithmonë niset për të arritur çdo objektiv, këtë verë kanë ardhur lojtarë të rëndësishëm, disa me eksperiencë e disa të rinj. Përveç të tjerave, është viti i dytë ndaj nisemi nga një bazë e mirë. Pasi kemi mbetur një vit pa trofe, për herë të parë pas 10 viteve, e kemi për detyrë të fitojmë titullin kampion”, theksoi trajneri në konferencën e parë amerikane.

“Di Maria dhe Pogba janë të jashtëzakonshëm, kemi një të ri si Gati dhe pastaj ka të tjerë të rinj që duhet të vlerësoj. Jam shumë i lumtur për afrimin e Bremer, lojtar fizik dhe me karakteristikat që kërkonim. Nuk ka shumë lojtarë në qarkullim të këtij niveli dhe klubi u tregua i aftë që të zëvendësonte menjëherë De Ligt. Jam i kënaqur, por tani nisin ndeshjet dhe vetëm një muaj na ndan nga fillimi i sezonit”, deklaroi Alegri para ndeshjes së parë të turneut amerikan, ndaj meksikanëve të Çivas Guadalahara.

Arena e Lajmit


Loading…

Në Las Vegas nis rruga e Juventusit të ri, Alegri nuk fshihet: E kemi për detyrë të fitojmë titullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook