“Bordi i qeverisë, garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve”, Salianji thirrje për protestë: Nga rritja po pasurohet qeveria dhe oligarkët, qytetarët çdo ditë e më shumë varfërohen

310436311 645909416894123 1765421501171529888 N

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës një ditë më parë, duke shënuar 245 lekë për litër.

Salianji shprehet se bordi i qeverisë është garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë.

“Qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë, qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët nëpërmjet bordit dhe favorizimeve të tjera si kontrabanda! Nga rritja pa limit e çmimit po pasurohet qeveria, po pasurohen oligarkët dhe po varfërohen përditshëm qytetarët!

Kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e çmimit, së paku tre herë anijet nga një vend nën embargo si Libia kanë zbarkuar në Shqipëri! Protesto!”, shkruan ai.

“Bordi i qeverisë, garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve”, Salianji thirrje për protestë: Nga rritja po pasurohet qeveria dhe oligarkët, qytetarët çdo ditë e më shumë varfërohen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook