Takaj e kërkon në stërvitje, titullari i Skënderbeut shtyn bisedimet për “divorcin” prej COVID-it

Asgjë nuk është mbyllur mes Skënderbeut dhe Elvi Berishës. Pavarësisht kërkesës së sulmuesit për të fituar lirinë, bardhekuqtë nuk heqin dorë dhe e presin në stërvitje. Kjo konfirmohet vetëm nga një pyetje, që Ardjan Takaj ka bërë gjatë seancës së djeshme.

berisha

Teksa ekipi ishte në proces pune, presidenti tha: “Po Berisha ku është…?!” Numri një i klubit ka shfaqur habinë, që nuk e ka parë fierakun së bashku me grupin. Për ta sqaruar këtë kanë menduar punonjësit e klubit. Ata e kanë e njoftuar se lojtari është me COVID. Ai ka paraqitur një test pozitiviteti dhe raportin përkatës, duke lënë kështu të kuptohet që do të bashkohet më vonë me ekipin.

TAKIMI – Nuk dihet ende nëse ky bashkim do të jetë definitiv apo palët do të ndahen në mirëkuptim, ashtu siç ka pretenduar edhe më herët 23-vjeçari. Pritet që javën e ardhshme të ketë një takim mes lojtarit dhe presidentit, për të vendosur se cilat do të jenë kushtet e bashkëpunimit apo të zgjidhjes konsensuale të kontratës.

PLANI B – Nga ana tjetër, duket se Skënderbeu e ka edhe një plan B në rast se Elvi Berisha bind klubin për të mbyllur para kohe kontratën, ndonëse i skadon në muajin janar. Bëhet fjalë për një sulmues afrikan, i cili po mbahet në pritje nga klubi dhe pikërisht për këtë arsye. Burimet e gazetës bëjnë me dije se bëhet fjalë për një lojtar tepër cilësor, i cili mund të bashkohet me ekipin në mesin e muajit gusht.

Për momentin, emri i tij po mbahet i fshehtë, pasi nuk kanë arritur akordin përfundimtar. Kjo është e gjithë prapaskena që bardhekuqtë po përgatisin në lidhje me mbylljen definitive të merkatos për këtë repart, që së bashku me mbrojtjen duket se janë më të kompletuarit. Gjithsesi, e sigurt është se në Korçë po presin Berishën, por nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat pas rikthimit të tij në ekip, menjëherë sapo të shërohet nga COVID-i.

– Arena e Lajmit


Loading…

Takaj e kërkon në stërvitje, titullari i Skënderbeut shtyn bisedimet për “divorcin” prej COVID-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook