Rreshteri Galtie vë në vijë edhe yjet, zbulohen rregullat e reja për milionerët e PSG-së

Kur Kristof Galtie mori drejtimin e skuadrës së PSG-së, presidenti Naser Al Khelaifi bëri të qartë se do të kishte ndryshime radikale në ekip. Dhe në këtë aspekt, e kishte për sjelljen e futbollistëve të cilët duhej të vinin klubin para gjithçkaje dhe nuk do të kishte më lëshime sa i përket sjelljes së tyre dhe kërkesave që kishte ndaj yjeve të paguar me miliona.

galtie psg

Ndryshimi ka filluar që në turneun që po zhvillon klubi në Japoni, ku Galtie ka vendosur në zbatim rregullat e reja, të cilat janë miratuar edhe nga drejtori Luis Kampos dhe janë pranuar, me hir apo pahir, nga vetë lojtarët. Shumë prej rregullave kanë të bëjnë me disiplinën dhe “Marca” ka publikuar disa prej tyre.

Kush vjen me vonesë, kthehet në shtëpi – Kjo është një nga rregullat bazë të Galtie që është vënë zbatim menjëherë në qendrën stërvitore të PSG-së. Më parë kishte gjoba për ata që shkonin në stërvitje me vonesë apo me limite. Tani, kush jen me vonesë dhe nuk është në fushën stërvitore mes 8:30 dhe 8:45 të mëngjesit, ndalohet që te dera dhe kthehet në shtëpi, pa asnjë diskutim.

Pa celularë gjatë vakteve – Në të gjitha vaktet e ditës që konsumojnë bashkë, lojtarët nuk duhet të përdorin celularin. Galtie dhe Kampos kërkojnë një lidhje më të ngushtë mes lojtarëve dhe vaktet bashkë janë një mënyrë për të lidhur grupin, ndaj nuk lejohet asnjë shpërqendrim si celularët që marrin një pjesë të madhe të kohës.

Dietë rigoroze dhe vaktet bashkë – Trajneri ka bërë të qartë se me kthimin në Francë, lojtarët do të kalojnë pjesën më të madhe të drekave dhe darkave bashkë në qendrën stërvitore. Ushqim i kontrolluar, por edhe mundësi për të qëndruar bashkë edhe jashtë fushës së lojës. Një mënyrë për të mos lejuar që të ketë klane në skuadër, pasi bashkëjetesa në këtë mënyrë nuk lë lojtarët të grupohen si në vitet e kaluara.

“Do ketë rregulla bashkëjetese që do i tregoj grupit”, tha Galtie pak ditë më parë. “Do të ketë gjëra që mund të negociohen e të tjera që nuk mund të negociohen. Do flas me lojtarët pasi do të ketë gjëra ekstra-sportive me të cilat ata duhet të merren, por do të ketë rregulla të qartë. Nuk jemi në ushtri. Por një dhomë zhveshje kërkon drejtësi dhe drejtësia vlen për të gjithë. Disiplina e një grupi është baza e një suksesi”, shpjegoi ai. Më e qartë se kaq…

Arena e Lajmit


Loading…

Rreshteri Galtie vë në vijë edhe yjet, zbulohen rregullat e reja për milionerët e PSG-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook