Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë/ Zbulohet itenerari i autorit, hyri i maskuar në lokal dhe qëlloi 9 herë biznesmenin, grupi hetimor siguron kamerat, merren në pyetje…

Edmond Papa

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar të tjera detaje për vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa. Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë, ndërsa 49-vjeçari pas plagëve të marra humbi jetën rrugës për tek Trauma.

Bëhet me dije se grupi hetimor ka siguruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe personat që ndodheshin në lokal momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Burime më bëjnë me dije se autori ka qenë një person i maskuar dhe ka lëvizur me këmbë deri në momentin që është futur në lokal dhe ka qëlluar më 9 plumba Edmond Papa. Në pyetje janë marrë edhe personat që kanë qenë në lokal. Autori është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin që ka ikur me vrap. Në fund të rrugës Fadil Bodinaku është pritur nga një automjet ku edhe më pas është larguar. Grupi hetimor i ka siguruar pamjet ku tregohet itenerari i lëvizjeve të autorit”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Arena e Lajmit

Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë/ Zbulohet itenerari i autorit, hyri i maskuar në lokal dhe qëlloi 9 herë biznesmenin, grupi hetimor siguron kamerat, merren në pyetje…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook