“Inceneratorët”/ “Organizatë kriminale me në krye Ramën e Agaçin”, Meta: SPAK produkt i situatës politike, ja kur do të dalin provat e reja

Meta 5

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në News24 ka folur mes të tjerash edhe për “Inceneratorët”.

Ai u shpreh se ndryshim në dhënien e drejtësisë do të ketë kur të ketë ndryshime politike. Kjo pasi sipas Metës edhe SPAK është produkt i situatës politike në vend.

Meta: Mesazh i qarë që prokuroria ka qenë në presion dhe veprimet e bëra nga denoncimet tona, LSI, unë si President, është e qartë që prokuroria nuk ka bërë as 1 përqind të punës sepse kemi të bëjmë me organizatë kriminale me në krye Ramën e Agaçin jo përgjegjësi individuale. 13 vendime në një ditë , nuk mundet në një ditë të marrësh 13-14 vendime ku çdo vendim duhet të kalojë në ministri dhe ministrat nuk janë dakord. Gjithçka është bërë e imponuar nga Rama.

Nisida Tufa: Ka prova të tjera për inceneratorët?

Meta: Nuk kam folur me Kryemadhin po përderisa e ka thënë që do të dalin prova, do të dalin. Pas komisionin hetimor dhe LSI nuk kishte anëtar dolën prova të reja se si njerëz që ishin ndarë nga kjo botë kishin firmosur për fatura euro apo çobanë në Greqi e të moshuar në azile.

Nisida Tufa: Mendoni se SPAK do i shkojë në fund çështjes?

Meta: Kur të kemi ndryshim politik. Sa kohë kemi këtë situatë politikë nuk kemi sepse SPAK është produkt i kësaj situate.
Rilindja duhet ndëshkuar pa mëshirë. Rilindja e ka ndëshkuar pa mëshirë PS-në,  kjo bëhet me votë me reagim paqësor e demokratik.

Arena e Lajmit

“Inceneratorët”/ “Organizatë kriminale me në krye Ramën e Agaçin”, Meta: SPAK produkt i situatës politike, ja kur do të dalin provat e reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook