VIDEO/ Vrasja e biznesmenit në Tiranë, ja pista ku po heton policia. Pas atentatit, autori u largua disa metra në këmbë dhe…

Papa

Pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa, dyshohet se është ajo e hakmarrjes.

Ndërkohë Papa ishte pronar i një hoteli në Sarandë dhe gjithashtu bëhet me dije se ka qenë më parë i dënuar në Greqi për drogë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se viktima është monitoruar gjatë gjithë ditës nga autorët dhe në momentin që është ulur në lokal është qëlluar me 9 plumba.

“Një person dyshohet se i është afruar pranë ambienteve të lokalit dhe i ka qëlluar me rreth 9 plumba 49-vjeçarit. Autori është larguar për disa metra në këmbë dhe një automjet e ka pritur në një rrugë kryesore dhe është larguar. Grupi hetimor ka disa pista hetimi, por ende është në fazë paraprake”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë këtë të premte (16. 12.2022)

VIDEO/ Vrasja e biznesmenit në Tiranë, ja pista ku po heton policia. Pas atentatit, autori u largua disa metra në këmbë dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook