Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 49-vjeçarit Edmond Papa në një lokal në Tiranë. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë, pranë banesë së vëllait të viktimës.
BalkanWeb mëson se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë mësohet se 49-vjeçari ka qenë me precedent dhe se është dënuar në Greqi për drogë.
Gjithashtu Papa me origjinë nga Saranda, njihej edhe si biznesmen ndërtimesh në qytet.