E mundi Saburtalo, shpërthen presidenti i Steauas: Ata janë lojtarë pa vlerë, ne jemi shumë budallenj! Do lë futbollin

Skuadra e Saburtalos, pasi eliminoi me penallti Partizanin nga Liga e Konferencës, ka bërë surprizën e radhës duke mundur në Tbilisi ekipin e Steaua të Bukureshtit me shifrat 1-0. Një humbje e papritur pasi rumunët cilësoheshin favoritë dhe kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm nga presidenti i skuadrës, Xhixhi Bekali.

bekali

“Rezultati nuk është problem. Ne do i eliminojmë. Problemi është që nuk kemi asnjë vlerë. Mendoj se jemi të pavlerë. Kemi rënë sa i përket vlerave të futbollistëve dhe përgatitjes e stërvitjes, kështu e mendoj. Lojtarët e tyre nuk kanë vlerë. Ne jemi shumë budallenj!

Dhe e kam marrë vendimin tim. Do të tërhiqem nga futbolli! Do të duhen 2-3 vite të likuidohem. Do ta shihni. Do të tërheq paratë që kam derdhur dhe do të them mirupafshim. Ky është përfundim im”, tha Bekali pas sfidës së mbrëmshme.

Arena e Lajmit


Loading…

E mundi Saburtalo, shpërthen presidenti i Steauas: Ata janë lojtarë pa vlerë, ne jemi shumë budallenj! Do lë futbollin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook