Gatuzo insiston, Hysaj gjen akordin për të luajtur në La Liga. Zbulohet çmimi që i ka vënë Lacio

Elseid Hysaj po bëhet gati që t’i japë lamtumirën Lacios pas vetëm një sezoni, për të provuar një tjetër eksperiencë, këtë radhë larg Italisë. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare pritet të zbarkojë në La Liga ku e kërkon me ngulm Valencia e Rino Gatuzos.

HYSAJ GATUZO

Tekniku italian njeh mirë Hysajn nga eksperienca e tij te Napoli ndaj u ka kërkuar drejtuesve që të kontaktojnë me të dhe ta bëjnë pjesë të projektit të ri. Sipas “La Repubblica”, Hysaj dhe klubi spanjoll kanë gjetur akordin për rrogën dhe janë dakord për transferimin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pengesë bëhet vetëm kërkesa e Lacios për futbollistin, të cilin një vit më parë e siguroi me parametër zero pasi i kishte mbaruar kontrata me Napolin. Klubi bardhekaltër kërkon 5 milionë euro për kartonin e tij dhe Valencia për momentin nuk është dakord. Spanjollët do të pranonin këtë shifër vetëm nëse do të konvertohej në bonuse të ndryshme në bazë të arritjeve sportive. Bisedimet vazhdojnë por Hysaj duket gjithnjë e më afër klubit të njohur spanjoll.

Arena e Lajmit


Loading…

Gatuzo insiston, Hysaj gjen akordin për të luajtur në La Liga. Zbulohet çmimi që i ka vënë Lacio

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook