VIDEO/ Berisha ngatërron kryetarin e partisë suedeze: Simotra jonë drejtohet nga një zonjë e shquar…Vokshi e korrigjon

Sali Berisha 3

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është gjendur në një pozitë të vështirë sot në një takim me deputetë të parlamentit suedez dhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Gruas, kur ka ngatërruar kryetarin e partisë simotër të PD-së në Suedi.

Teksa u pyet se si do të realizohet përfaqësimi me jo më pak se 30% i grave në zgjedhjet për kryetarë bashkie, Berisha tha se këtë çështje PD-ja do ta zgjidhë siç e ka zgjidhur partia suedeze Moderata.

Në këtë moment Berisha insistoi se kjo parti drejtohej nga një zonë, pavarësisht se prej Albana Vokshit i vinte saktësimi se kryetari i partisë ishte burrë.

Si do të realizohet përfaqësimi i zonjave, si do të realizohet kuota 30%?

Berisha: Mbështes plotësisht çështjen e kuotave përderisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre siç ka dalë partia simotër e Suedisë e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar…

Një prej anëtarëve të panelit: Është burrë…

Berisha: Urdhëro? Është burrë? Më fal, Ulf…Po. E udhëhequr nga zonja Kristelfson

Një prej anëtarëve të panelit: Është burrë…

Berisha: Është burrë? Më falni atëherë, i apologies… pra ne do të bëjmë gjithçka që të respektohen kuotat.

VIDEO/ Berisha ngatërron kryetarin e partisë suedeze: Simotra jonë drejtohet nga një zonjë e shquar…Vokshi e korrigjon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook