“Në Europë po fryn një erë ndryshimi”, Berisha thirrje për PD: Duhen ndërhyrje të tjera pozitive, nuk mjaftojnë për të fituar betejën tonë

Sali Berisha 4

Kreu i PD Sali Berisha gjatë konferencave “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë të Tiranës tha se forca politike që ai drejton duhet të bëjë ndryshime të thella positive për të shkuar drejt fitores në zgjedhje.

Sipas tij “Në Europë po fryn një erë ndryshimi ku qeveritë po kryesohen nga partitë e djathta” dhe kjo shërben si një frymëzim për PD për të vazhduar betejën politike.

“Përballemi çdo ditë me qeverinë dhe kjo jo si qëllim në vetvete por për të mbrojtur interesat e publikut shqiptar. Të gjitha këto duhet t’iu them se janë ndryshime pozitive por nuk mjaftojnë për të fituar ne. Nga ne kërkohen ndryshime të thella dhe një nga to është ridimensionimi i rolit të gruas në PD, në jetën politike të saj dhe të vendit. Kjo jo vetëm për një parim të barazisë dhe të shembjes së murit të patriarkisë gratë dhe vajzat janë konstituenca më e madhe e shqiptarëve. Fjala e tyre dhe përkushtmi është më i efektshëm. Ju kujtoj se poll-et dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetet gra se ata burra.

Ndaj dhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare që i uroj sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë. Ne kemi një udhë jo të lehtë drejt fitores, por fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve positive ne kemi gjithë trashëgiminë, programin për të ardhmen për t’i dhënë përgjigjen sfidave që na presin. Kemi miqtë tanë që po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Europës. Në Suedi, Itali e Bullgari. E pamohueshme se shoqëritë janë ngopur me qeveritë e majta që kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë kryesore, kundrejt nesh që kemi vlera dhe qyetarin të parin. Ndaj dhe të frymëzuar nga kjo erë ndryshimi që fryn në Europë, të vazhdojmë ne këtë betejë. Me çdo ndryshim ne afrohemi gjithnnjë më shumë drejt fitores. Ju ftoj që të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit, të inkurajoni shoqet tuaja të kandidojnë. Jam i sigurtë se elektorati do ju mirpresë më shumë se gjininë tjetër”, tha Berisha.

“Në Europë po fryn një erë ndryshimi”, Berisha thirrje për PD: Duhen ndërhyrje të tjera pozitive, nuk mjaftojnë për të fituar betejën tonë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook