Tre lojtarë debutuan me fanellën e Vllaznisë në ndeshjen e djeshme ndaj Universitatea Kraiovës.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kroat, Marko Juriç, dhe mesfushorin kosovar, Lorik Boshnjaku, të cilët janë afruar në merkaton e verës dhe e nisën si titullarë.
Mirëpo, në minutat e fundit u aktivizua edhe mesfushori i ri shkodran, Rejan Alivoda, i cili është prodhim i akademisë Vllaznia dhe mori minutat e para. Nga afrimet e verës ai që mbeti pa debutuar ishte Kristjan Vulaj.
VULAJ
Karton të verdhë pa debutuar ende, madje duke bërë nxehmje në pritje për t’u futur në fushë. Kjo i ka ndodhur dje në minutën e 53-të mesfushorit të Vllaznisë, Kristjan Vulaj.
Arbitri kryesor nga Irlanda, Meklauglin, e ndëshkoi lojtarin nga Tuzi, pasi në momentin që ishte pas portës, protestoi pas një zënke të portierit kuqeblu, Zogoviç, me lojtarin e rumunëve, Ivan. Ndëshkimi i Vulajt acaroi tifozët dhe vetë lojtarin, që më pas nuk u aktivizua fare nga Josa.
Arena e Lajmit
Loading…