Zhyl Kunde nuk dëshiron të luajë më për Seviljen dhe vazhdon të mungojë në stërvitje pavarësisht se shokët e tij kanë nisur fazën përgatitore në Portugali.
Në këto rrethana, largimi i tij nga klubi andaluz është çështje ditësh. Nuk do të jetë e lehtë, por Çelsi ka ofruar 60 milionë eurot e klauzolës së përfshirë në kontratën e tij që skadon në verën e vitit 2024.
Në fakt, dëshira e lojtarit është që të luajë te Barcelona, por Çelsi ka bërë ofertën më të majme dhe është marrë vesh me Seviljen. Teksa fjala e fundit është e lojtarit, drejtori Monçi mund të takojë homologët katalanas, të cilët nëse nuk ofrojnë më shumë, mund t’u thonë “lamtumirë” shërbimeve të mbrojtësit francez.
Arena e Lajmit
Loading…