Laçi arriti të mbante një barazim mes vuajtjesh, për shkak edhe të inferioritetit numerik. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Shqipëri, ndërkohë nga takimi i djeshëm, ka pasur edhe disa momente pikante.
* Përveç faktit që të dyja ekipet janë me ngjyra bardhezi, skuadra e Laçit, si udhëtuese është detyruar të luajë me uniforma ngjyrë blu.
* Një moment i veçantë i fokusuar nga regjia, ishte edhe mbështetja e një grupi ushtarak në shkallët e stadiumit, të cilët po brohorisnin për ekipin e tyre Petrokub.
* Mesfushori Sebastjan Spahiu, pas daljes nga fusha e lojës, pasi ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, në shenjë revolte nuk pranon që t’i japë dorën njërit prej lojtarëve moldavë, që shkoi aty afër tij dhe i zgjati dorën.
* Në fundin e takimit një fëmijë arrin të vrapojë dhe të hyjë në fushë për të kapur ndonjë fanellë të lojtarëve, por forcat e sigurisë e kapën menjëherë.
Arena e Lajmit
Loading…