“Gati për shiritin, tek Espanjoli si në shtëpi”, Bare: Më pëlqen stili i trajnerit të ri

Keidi Bare po synon të jetë një nga pikat kyçe në skemat e skuadrës së Espanjolit të trajnerit të ri Diego Martinez, që dy shenjat dalluese të lojës dhe filozofisë së tij janë intensiteti dhe presioni. Dy cilësi që shfaqen gjithmonë në futbollin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, i cili njëkohësisht është edhe një prej lojtarëve më të dashur për tifozët.

keidi bare

GJENDJA

Duke folur për mediat në Spanjë, gjatë fazës përgatitore, Bare shprehet se si është gjendja e tij. “Tashmë jam duke u stërvitur me ekipin dhe ndihem mirë fizikisht dhe shumë mirë nga ana psikologjike. Tani jam në një periudhë që po stërvitem fort. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm, të vazhdojmë dhe t’i bëjmë gjërat mirë”, shpjegoi ai.

TRAJNERI I RI

I pyetur nëse stili i ri që dëshiron trajneri Diego Martinez i shkon për shtat lojës së mesfushorit, ai thotë: “Këtë stil e pëlqen e gjithë skuadra, jo vetëm unë. Është e vërtetë që më pëlqen intensiteti që na ofron trajneri, por e gjithë skuadra duket se përshtatet mirë në atë stil”.

POZICIONI

Bares nuk i intereson se ku mund të luajë, përderisa ai vitin e kaluar u aktivizua si një numër 6, përpara qendërmbrojtësve, ndërkohë tani mund të avancojë disi. “Trajneri e vendos dhe për sa kohë që unë jam në fushë, nuk më intereson, do të luaj ku të dojë ai. Së pari është skuadra dhe më pas pozicionet janë çështje tjetër”, shprehet Keidi.

ESPANJOL TJETËR

I pyetur për dallim mes Espanjolit aktual dhe atij të vitit të kaluar të Vinsente Morenos, Bare thotë se ka ndryshuar: “Intensiteti, grupi… secili trajner ka gjërat e veta. Grupi dhe unë jemi gjithashtu shumë të kënaqur me stafin e ri dhe po ecim përpara”.

PIKË KYÇE DHE OBJEKTIVI

Bare dëshiron që të ndihet i rëndësishëm në këtë sezon, duke zbuluar edhe objektivat e tij. “Do të shtoj ritmin pak nga pak dhe duhet të stërvitem mirë. Duke bërë gjërat sa më mirë, do të arrij në nivelin tim. Nëse ata më ndihmojnë mua dhe unë ndihmoj ekipin, jam i sigurt se do të kemi një vit të mirë. Dëshira ime rritet dita-ditës, nuk shoh më larg. Të gjithë e dimë se duhet të stërvitemi fort për t’i bërë gjërat mirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk më pëlqen të ‘shes’ diçka që nuk e di”.

I PREFERUAR I TIFOZËVE

Fieraku është një nga lojtarët më të parapëlqyer për tifozët, duke u duartrokitur sa herë del në fushë: “E vërteta më mbush me krenari sepse të gjithë më kanë pritur shumë mirë këtu, si në shtëpinë time. I falënderoj për këtë dashuri që tregojnë ndaj meje. Pa tifozët ne jemi askush, sepse ata të shtyjnë dhe kemi detyrimin të japim gjithçka në fushë”.

SHIRITI DHE RINOVIMI

Nëse është i përgatitur për t’u bërë kapiten këtë vit, si dhe në lidhje me rinovimin, Bare shprehet: “Kjo vendoset nga trajneri dhe grupi. Jam i përgatitur për gjithçka. Ndërsa në lidhje me rinovimin, do të doja të isha këtu për një kohë të gjatë sepse ndihem shumë rehat dhe i dashuruar me këtë qytet. Pastaj për rinovimin është diçka tjetër dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të vijë momenti”, përfundon Bare.

Arena e Lajmit


Loading…

“Gati për shiritin, tek Espanjoli si në shtëpi”, Bare: Më pëlqen stili i trajnerit të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook