Ndërsa janë të shumtë emrat që Interi po shqyrton për të përforcuar repartin e mbrojtjes, në skenë ka dalë një tjetër emër, ai i Fakundo Medinës. Argjentinasi i Lensit, të cilin Zaneti e njeh mirë, ka tërhequr vëmendjen e zikaltërve prej kohësh, por vetëm tani ka ardhur momenti që italianët të kërkojnë informacion për të.
23-vjeçari pritet të jetë një nga të vëzhguarit e miqësores së nesërme që do të zhvillohet me francezët, një kohë që do të shfrytëzohet edhe nga drejtuesit e Interit për të takuar homologët e tyre.
Medina ka një vlerë kartoni rreth 12 milionë euro, një shifër e përballueshme për zikaltrit që duhen të plotësojnë repartin.
Arena e Lajmit
Loading…