Partia Demokratike, zhvillon sot bisedime me aleatë jo parlamentare për daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale.
Deputeti i PD Flamur Noka, në një komunikim për mediat tha se PD duhet të jetë e bashkuar dhe se bashkëpunimi është në interes të demokratëve.
“Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”, kështu është shprehur Flamur Noka.
Pjesë nga intervista:
“Prej kohësh kemi bërë thirrje për të gjithë faktorët opozitarë që duan të mundin regjimin të bëhen bashkë. Shpresojmë që të ecë mbarë gjithçka. Edhe grupi i Alibeajt duam ta kenë seriozisht. Ne kemi qenë të hapur të bashkërendojmë agjendën kundër këtij regjimi. Dëshirojmë që agjenda e çdo demokratik, deputetet apo jo, të jetë e unifikuar me agjendën e PD kundër këtij regjimi. Mirëpresim kontributin e çdokujt”, tha Noka.
Jeni i gatshëm të uleni me deputetë të PD?
Noka: Unë i kam shkuar në tavolinë Alibeajt dhe i kam thënë që pavarësisht divergjencave, interesi i demokratëve na detyron të ulemi për t’i dhënë një zgjidhje. Ditën e enjte I kam shkuar në tavolinë Alibeajt.
Keni marrë përgjigje?
Noka: Sigurisht që mora refuzim.
Nis procesi i bashkimi nga tërheqja padisë?
Noka: Tërheqja e padisë është rruga e qartë për bashkimin e demokratë
Kujtojmë se sot pas ftesës së Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, erdhi dhe një reagim pozitiv nga grupi i Alibeajt që pohoi se ishin të gatshëm për të diskutuar për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës, kundër qeverisë Rama.