EKSKLUZIVE/ Mungesa e hapësirave, futbollisti i Partizanit kërkon largimin nga “demat”

Vokli Laroshi kërkon largimin nga Partizani.

LAROSHI NDRECA

Mungesa e hapësirave në kampin e kuq, duke qenë se aktualisht në skuadër janë bërë katër portierë, ka detyruar gardianin e Shpresave të shohë për një tjetër aventurë.

Burime të besueshme të “Panorama Sport”pranë klubit të kuq pohojnë se këto ditë ka pasur një takim të lojtarit me drejtuesit, duke i shprehur pretendimet.

Laroshi ka edhe dy vite në kontratë me të kuqtë, por në një situatë të tillë gjithçka mund të zgjidhet me marrëveshje dhe 20-vjeçari pritet të lihet i lirë.

Më herët për të u interesua Kukësi për ta marrë huazim, por sipas të gjitha gjasave, ky operacion do të dështojë.

Ish-gardiani i Tërbunit kërkon patjetër një ekip ku të ketë rolin e titullarit, gjë që Partizani nuk ia mundëson për momentin.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Mungesa e hapësirave, futbollisti i Partizanit kërkon largimin nga “demat”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook