Data 23 korrik shënon ditëlindjen e një emri të madh siç është Fadil Vokrri. Me rastin e 62-vjetorit të lindjes së tij presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe ai i FFK-së Ademi kryen homazhe përpara bustit të tij.
Në nderim të figurës së tij në ditën e sotme do të luhet një ndeshje miqësore ku do të marrin pjesë disa nga emrat legjendar të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës.
E gjithë kjo iniciativë është kryer për të nderuar kujtimin e përjetshëm të Fadil Vokrrit me anë të një “Vëllazëroreje” ku do të luajnë emra si: Altin Lala, Blendi Nallbani, Debatik Curri, Haxhi Ballgjini, Mërgim Mavraj, Altin Lala, Agustin Kola, Armend Dallku etj.
LEXO EDHE:
Legjendat e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë, “Vëllazërore” në nderim të Fadil Vokrrit
Arena e Lajmit
Loading…